Flying for Kosovo

Recognize Kosovo's Independence!

Archive for the ‘Flight News’ Category

From Luxor, Egypt

Posted by flyingforkosovo On August - 3 - 2012

Dear Followers,

These last few days I have started to lose hope regarding the N2807L. I started to believe that the plane will never land in Kosovo, especially with all the problems that I had in Sudan, such as my health problems, high prices of Sudanese State etc.

Yesterday, at 07:00 am I flew to Luxor, Egypt, and after 05:48 minutes I managed to land in Egypt.
Things were not really good regarding the airplane but I have to analyze things very seriously when I get to Cairo.
The main problem which I worry about is that the temperature of the engine is too high.
In the first two hours the temperature was about 90%, after two hours it fell to 80%, which is very high but most survive. But to not to let things to go beyond the control I had to use a very sensitive technique during the entire flight.

One thing I did not want to bother you was that during the whole time if we would take once again all the costs dismantling, assembly, transport, clearances, air of the engine, inspector, mechanical, civil aviation transport engine for South Africa, Europe or America it would be equivalent (compared to cost) as to buy a new airplane and I as a individual plane and I do not have the power to contend with this country such as Sudan.
So now I am currently in Luxor, and I will try to do my best with all the procedures of this place.

Të dashur përkrahës,

Ditëve të fundit fillova t’i humb shpresat sa i përket N2807L. Fillova të mendoja se aeroplani ynë më nuk do të ishte në gjendje të aterrojë në Kosovë, sidomos pas të gjitha problemeve që kisha në Sudan, problemet e mia shëndetsore që i pata gjatë këtyre ditëve të fundit, çmimet tejet të larta, si dhe telashet me autorietet e Aviacionit Civil të Sudanit të cilet kërkuan që aeroplani ynë, N2807L, më nuk do të mundte të largohej nga Port-Sudan, pa e inspektuar edhe njëherë aeroplanit pas ndërrimit të motorit.

Sidoqoftë, arrita t’i tejkaloj të gjitha këto telashe, kështu që dje në ora 07:00 fillova fluturimin për në Luksor, Egjipt. Pas plot 05 orësh e 48 minutave arrita të ulem në tokën egjiptiane.
Gjërat nuk jan mirë sa i përket aeroplanit dhe duhet t’i analizoj me më shumë seriozitet posa të arrij në Kajro.

Problemi kryesor që është për t’u merakosu janë temperaturat e larta që mbretërojnë në motor. Gjatë ngritjes në dy orët para temperatura ishte rreth 90% e arkës së gjëlbër, kurse pas nja dy orësh zbriti rreth 80 %, që ende është e lartë dhe jashtë normave të sigurisë.

Një gjë që nuk kam dashur t’ju shqetësoj dhe e cila ishte gjatë tërë kësaj është edhe mundësia
e heqjes së motorit, që ka shpezimet e veta për demontim, montim, transport, doganim, de-doganim, transport ajror i motorit, inspektor, mekanik aviacioni, transpotr për në Afrikë të Jugut, Evropë apo Amerikë e që do të na kushtonte sa i gjithë aeroplan, e unë si individ nuk kam më energji të luftoj me një shtet sikur Sudani.

Pra tani gjindem në Luksor, do të mundohem t’i zgjidh të gjitha gjërat sa i përket procedurave të kontinentit të Afrikës.

Port-Sudan

Posted by flyingforkosovo On July - 21 - 2012

Të dashur përkrahës,

Tani sapo kam arritur në Port-Sudan, pas pesë ditësh pritjeje përmirësimi të motit. Fluturimi shkoi mirë, mirëpo me disa telashe teknike. Me përvojën time 19 vjeçare, më bën të dyshoj në mosfunksionimin e aeroplanit, pasi që treguesit po shfaqin temperatura skajshmërisht të larta.
Duke u ngritur në 1500m, pamja horizontale ishte e kufizuar, mbizotëronte nxehtësi e madhe në aeroplan, si dhe temperatura e motorit u ngrit në 90%. Pompa e vakuumit prapë filloi të krijonte telashe, mirëpo u stabilizua diku pas 20 minutave fluturim.
Gati gjatë gjithë kohës përqendrohesha vetëm në motorin i cili nuk reagonte ashtu siç duhej, sa që shumë herë më shkonte mendja që të përgatitesha edhe për aterrim të dhunshëm!

Fatmirësisht gjërat nuk shkuan keq, kështu që më në fund aterrova në Port-Sudan, anipse pamja ishte tejet e kufizuar, e pistën arrita ta vërej vetëm 2-3km para se të ulesha.
Menjëherë pasi arrita në Port-Sudan, autoritet e Aviacionit Civil të Sudanit morën vendim të mos më japin leje fluturimi, derisa të kontrollohet gjendja e aeroplanit dhe puna e bërë nga mekaniku gjerman rreth zëvendësimit të motorit. Gjithashtu ata na njoftuan se ne ishim të obliguar t’i kryenim të gjitha shpeznimet e transportit të inspektorit përkatës. Menjëherë pas kësaj, mora në telefon mekanikun e shkëlqyeshëm sudanez Munir Takkla. Ai veç pritet të arrijë në Port-Sudan pas 2-3 orëve, pasi që është nisur me aeroplan komercial nga Khartumi.

Për lajme të reja do t’ju informoj së shpejti, përderisa ende jam në pritje të Munir Takkla-s, në temperatura mbi 45 shkallë, e ato afër sipërfaqeve të asfaltuara arrijnë 50 shkallë Celsius, ndoshta edhe më tepër!

Deri atëherë, përshëndetje të ngrohta!

13 months and 10 days later, N2807L flies again

Posted by flyingforkosovo On July - 13 - 2012