Të dashur miq dhe përkrahës,
Grupi i Flying for Kosovo e kupton që ka kaluar një kohë e gjatë prejse ju kemi dhënë lajmin e fundit rreth Jamesit. Ju lutem ta kuptoni se kjo assesi nuk ka ndodhur si shkak i harresës për përkrahësit tanë të çmuar, por fatkeqësisht gjer më tani ende nuk kemi arritur të sigurojmë ndonjë lajm pozitiv rreth vendndodhjes së tij. Është thellë brengosëse për ne që nuk kemi as edhe ndonjë pohim nëse James është gjallë ose jo.
Edhe pse flitet që James është gjallë dhe mbahet në paraburgim në Eritre, në realitet nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, pasi që familjarëve të tij vazhdimisht iu është ndaluar e drejta për të komunikuar përmes telefonit me të.
Shpresa është ende gjallë, Flying for Kosovo ende ekziston dhe ne jemi munduar që të shfrytëzojmë çdo informatë nga çdo kënd i mundshëm, në mënyrë që të dimë më shumë rreth vendndodhjes së Jamesit. Gjatë këtyre pesë muajve të fundit kemi pasur shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete të botës. Na janë thënë shumë e shumë tregime, por fakti është që asnjë nga familjarët e Jamesit nuk është lejuar që të kontaktojë me të.
Është shumë e rëndësishme t’ju rikujtomë që James Berisha është njeriu të cilin të gjithë e duam dhe e nderojmë. Për më tepër, Flying for Kosovo është misioni tek i cili ne të gjithë besojmë.
Është thelbësore që të gjithë ne të vazhdojmë të bëjmë çfarë të mundemi për të ngritur vetëdijen në botë rreth pavarësisë së Kosovës.
Faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme!
–
Dear friends and supporters,
The Flying for Kosovo team realizes that it has indeed been quite a while since we last updated you about James. Please know that it is not because you, our very valuable supporters, have been forgotten in the least, but unfortunately, we have been unable, thus far, to offer you any positive news about his whereabouts. It is with a deep and saddened heart that we still do not have any confirmation as to whether James is truly alive or not.
Although it is rumored that James is alive, and being held by Eritrean officials – in reality, there is absolutely no way to confirm that as fact, since his family has consistently been denied even telephone access to him.
The hope is still alive, Flying for Kosovo does still exist and that we have been trying each and every angle possible in order to gain information about James whereabouts. We can assure you that the past five months have been full of many meetings, with many officials, from many countries. We have been told many, many stories, yet the fact still remains that not even his family has been allowed contact with James.
It is very important to remind you that James Berisha is a man that we all love and respect. Further, Flying for Kosovo is a mission that we all believe in.
It is imperative that we all continue to do what we can to raise awareness in the world about Kosovo’s independence.
Thank you for your continued support!
Hello,
James has impacted the life of so many peole, and changed many others like mine. I truly wish with all my heart he is ok. And that this issue or confusion gets resolved in his favor. I have spoken with his cousins in Switzerland and they dont have any more information than me. Everything is so shady.
There must be a way of getting to him )):
Again, please let me know if I can be of any help, at least I have the benefit of flying for free.
Thank you so much for all you do for him. And please keep us posted!!!!
te takon nje shperblim i madh nga shteti kosoves,z. james berisha
ke ber shum per pamvarsin.dhe jemi te lumtur qe je i lir.e paq fat gjithmon.