Flying for Kosovo

Recognize Kosovo's Independence!

Port-Sudan

Posted by flyingforkosovo On July - 21 - 2012

Të dashur përkrahës,

Tani sapo kam arritur në Port-Sudan, pas pesë ditësh pritjeje përmirësimi të motit. Fluturimi shkoi mirë, mirëpo me disa telashe teknike. Me përvojën time 19 vjeçare, më bën të dyshoj në mosfunksionimin e aeroplanit, pasi që treguesit po shfaqin temperatura skajshmërisht të larta.
Duke u ngritur në 1500m, pamja horizontale ishte e kufizuar, mbizotëronte nxehtësi e madhe në aeroplan, si dhe temperatura e motorit u ngrit në 90%. Pompa e vakuumit prapë filloi të krijonte telashe, mirëpo u stabilizua diku pas 20 minutave fluturim.
Gati gjatë gjithë kohës përqendrohesha vetëm në motorin i cili nuk reagonte ashtu siç duhej, sa që shumë herë më shkonte mendja që të përgatitesha edhe për aterrim të dhunshëm!

Fatmirësisht gjërat nuk shkuan keq, kështu që më në fund aterrova në Port-Sudan, anipse pamja ishte tejet e kufizuar, e pistën arrita ta vërej vetëm 2-3km para se të ulesha.
Menjëherë pasi arrita në Port-Sudan, autoritet e Aviacionit Civil të Sudanit morën vendim të mos më japin leje fluturimi, derisa të kontrollohet gjendja e aeroplanit dhe puna e bërë nga mekaniku gjerman rreth zëvendësimit të motorit. Gjithashtu ata na njoftuan se ne ishim të obliguar t’i kryenim të gjitha shpeznimet e transportit të inspektorit përkatës. Menjëherë pas kësaj, mora në telefon mekanikun e shkëlqyeshëm sudanez Munir Takkla. Ai veç pritet të arrijë në Port-Sudan pas 2-3 orëve, pasi që është nisur me aeroplan komercial nga Khartumi.

Për lajme të reja do t’ju informoj së shpejti, përderisa ende jam në pritje të Munir Takkla-s, në temperatura mbi 45 shkallë, e ato afër sipërfaqeve të asfaltuara arrijnë 50 shkallë Celsius, ndoshta edhe më tepër!

Deri atëherë, përshëndetje të ngrohta!

Leave a Reply